أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ (1)

A e pe atë i cili përgënjeshtron atë botë?

فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ (2)

Po ai është i cili e refuzon ashpër bonjakun

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ (3)

Dhe nuk e ndihmon të varfërin në ushqim.

فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ (4)

Pra, të mjerët ata që kryejnë namazin,

الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ (5)

Por të cilët janë indiferentë në namazin e tyre,

الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ (6)

Dhe të cilët vetëm eksponohen,

وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ (7)

Dhe pengojnë dhënien e lëmoshës.